Telegrafi

Thomas Markle i zgjat dorën e pajtimit Meghanit: Mos harro se je vajza ime

Takimi mes të atit dhe të bijës kishte ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti.

Thomas Markle dhe Meghan Markle kanë prishur raportet në kohën që bukuroshja po përgatitej që të martohet me princin Harry të Britanisë së Madhe.

Lexo po ashtu Babai i Marklet, Thomas: Meghan në dasmën e martesës së parë si dhuratë u dha marihuanë të ftuarve

Por, 74-vjeçari gjatë emisionit televiziv “Good Morning Britain” i ka shtrirë dorën e pajtimit vajzës së vetë.

“Të dua shumë, je vajza ime dhe do më bëhej qejfi të mësoja të reja rreth teje”, u shpreh ai.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Photo by Jane Barlow – WPA Pool/Getty Images)

Theksojmë se ai nuk ka mundur ta shoqëroi dot të bijën në altar më 19 maj për t’ia dorëzuar princit, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

“Çfarëdo problemesh të kemi, duhet të jemi në gjendje që ti zgjidhim. Bëjmë pjesë në të njëjtën familje, ndaj të lutem më kontakto”, apeloi Thomas.

Ndryshe, çifti i mbretërisë së bashkuar pritet të bëhen prindër për herë të parë në muajin prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/