Bayern Munichu është duke i shqyrtuar mundësitë e transferimit të Thomas Lemar në këtë afat kalimtar – bën të ditur Sport Bild.
Mesfushori francez nuk i ka arritur pritshmëritë te Atletico Madridi, prandaj largimi i tij është opsion real.
Për nënshkrimin e 24-vjeçarit janë të interesuara edhe klubet nga Liga Premier, mirëpo ai do të dëshironte të kalojë te kampioni i Bundesligas.
Nëse arrihet marrëveshja, ai do të huazohej për një sezon në Allianz Arena, në përpjekje që ta vë karrierën e tij në rrugën e duhur.
Lemar iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2018 nga Monaco, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrën e Caen që është edhe ekipi i tij i fëmijërisë. /Telegrafi/