Site icon Telegrafi

Thomas Gerberich i bën thirrje OBRM-PDUKM-së që të mos e largoj vendin nga BE dhe NATO

Ambasadori gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich i bën thirrje opozitës që të mos e bllokojë procesin dhe të gjejnë zgjidhje në Kuvend, përcjell “Fokus”.

Në forumin Maqedoni-Gjermani në çka mbahet në Shkup me temë “Ndërtojmë ura, politika dhe ekonomia” ai tha se personalisht mendon se opozita do të kyçet në proces dhe nuk do ta largojë vendin nga BE dhe NATO.

Ambasadori gjerman Gerberich i vjen keq që në referendum morën pjesë vetëm 36 për qind e votuesve, por shtoi se, sqarimi në referendum ka qenë konsultativ dhe jo i obligueshëm, dhe për këtë procesi duhet të vazhdojë edhe më tej./Telegrafi/

Exit mobile version