Telegrafi

Thohir vlerëson lartë Serien A për transferimet e bëra

Presidenti i Interit, Erick Thohir, beson që skuadra e tij ka bërë një afat kalimtar të jashtëzakonshëm.  

Nerazzurrët kanë nënshkruar  me Joao Mario, Antonio Candreva dhe Gabriel Barbosa, në momentet e fundit.

“Siç kemi thënë, ne nuk kemi sjellë numër të madh të lojtarëve”.

“Kishim disa elemente të mira në skuadër dhe këtyre u kemi bashkuar edhe pesë talente tjera të jashtëzakonshme”.

“Ne presim shumë nga Cristian Ansaldi në mbrojtje, dhe shpresojmë që Ever Banega, Joao Mario, Antonio Candreva dhe  Gabigol do t’i japin një shpirt tjerët ekipit”.

“Mendojë që afati kalimtar në Itali ka qenë më interesant se në Spanjë dhe Gjermani. Napoli, Inter dhe Juventus kanë qenë shumë agresivë”, ka përfunduar fjalën e tij Thohir. /Telegrafi/