Telegrafi

Thohir thuhet se i ka shitur aksionet e tij te Interi, pritet vetëm zyrtarizimi

Erick Thohir (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Erick Thohir njoftohet se është duke shitur 30 për qind të aksioneve të Interit në një kompani nga Hong Kong për 150 milion euro dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

Gjatë ditës së shtunë u raportua për një ofertë prej 800 milionë eurosh për blerjen e Interit nga disa investitorë nga Hong Kongu.

Por, më vonë u mohua një gjë e tillë dhe pastaj u raportua se kompania nga Kong Kongu synon vetëm blerjen e aksioneve të Thohirit.

Lexo po ashtu Investitorë nga Hong Kongu ofrojnë 800 milionë euro për blerjen e Interit

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport marrëveshja për blerjen e aksioneve të Thohir është arritur dhe kostoja e operacionit të aksioneve të ish-presidentin është rreth 150 milion euro.

Thohir, Zanetti, Suning Group (Foto: Pier Marco Tacca – Inter/Inter via Getty Images/Guliver)

Mbi të gjitha, kjo marrëveshje do të lejojë që fondi me bazë në Hong Kong të investojë shumë në Inter dhe të ndajë shpenzimet e ringjalljes së skuadrës.

Interi është gati të kryej marrëveshjen mbi parametrat financiar të Fair Play-it dhe kjo do t’u japë atyre më shumë liri për të blerë lojtarë të rinj.

Lexo po ashtu Megjithatë, investitorët nga Hong Kongu duan blerjen e aksioneve të Thohirit te Interi

Pronarët e tanishëm Suning Group mbeten të vendosur se çdo investim i jashtëm do të jetë vetëm për aksionarët e vegjël, pasi gjigantët kinezë kanë ndërmend t’i rezistojnë çdo përpjekjeje për blerjen e aksioneve të tyre.

Ndryshe, indoneziani Thohir bleu Interin nga pronari afatgjatë Massimo Moratti në tetor të vitit 2013. /Telegrafi/