Telegrafi

Thohir: Qëllimi i Interit është gjysmëfinalja e LK-së

Drejtuesit e Interit (Foto: Getty Images)

Presidenti i Interit, Erick Thohir, duket se është entuziazmuar me shumë se që duhet me kualifikimin e klubit zikaltër në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Numri një i skuadrës nga Milano thotë se qëllimi i tyre është gjysmëfinalja e garës më të madhe për klube.

“Objektivi ishte të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe këtë e arritëm me sukses”, ka thënë Thohir për republika.co.id.

Erick Thohir dhe Karl-Heinz Rummenigge (Foto: GettyImages)

“Tani duam të arrijmë gjysmëfinalet dhe do qëndrojmë me Luciano Spallettin. Do tentojmë të kënaqim nevojat e tij dhe të mbajmë lojtarët e nëvojshëm për atë”.

“Ne do të forcojmë skuadrën duke blerë lojtarë të tjerë dhe investuar në klub. Suksesi i Interit është të ketë lojtarë, trajnerë dhe drejtues që kanë një vizion dhe bashkpunojnë së bashku”.

Lexo po ashtu Icardi: Dua të qëndroj te Interi

“Të ardhurat finacniare të Interit janë në rritje dhe do të tentojmë të vazhjdojmë kështu”, ka shtuar indoniezani.

Interi arriti Ligën e Kampionëve pas fitores 2-3 ndaj Lazios. /Telegrafi/