Erick Thohir nuk do të shes Interin, por konfirmohet se po kërkon një partner për t’i dhënë një numër të vogël aksionesh.
Është folur se Suning Group nga Kina është i interesuar që të blejë një shumë aksionesh tek Interi.
14 për qind do të blihen nga Erick Thohir, dhe 6 për qind nga Massimo Moratti
“Ne nuk do të shkojmë në shitje. Ne jemi duke kërkuar një partner të vogël por të fortë për Interin”, ka thënë Thohir për Gazzetta dello Sport.
Interi me gjasë të madhe do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/