Telegrafi

Thohir lavdëron Gabigolin dhe De Boerin

Presidenti i Interit, Erick Thohir mendon se Gabriel Barbosa do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në klub dhe trajneri Frank de Boer do të jetë një mentor shumë i mirë për të.

Talenti brazilian, Gabriel Barbosa apo njohur ndryshe si Gabigol, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin.

Sipas presidentit të klubit, Erick Thohir, klubi i tij ka bërë një blerje të qëlluar që do të luaj rol të rëndësishëm në klub, teksa trajneri De Boer do ta ndihmoj që të rritet.

Lexo po ashtu Interi publikon listën e UEFA-s, plot befasi brenda saj

“Ai do të luajë një rol të rëndësishëm në skuadër, tani dhe në të ardhmen”, ka thënë Thohir për La Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi .

“Interi gjithmonë është interesuar për talentet e rinj dhe mendoj se Frank de Boer është trajneri i duhur që të nxjerrë më të mirën nga Gabigol”, përfundoi presidenti i Interit. /Telegrafi/