Si rrallë ndonjëherë një humbje gëzon të gjithë, por kjo i ka ndodhur Interit të mërkurën, sepse eliminimi nga Kupa e Italisë duke u mundur me penallti nga Juventusi ishte një fitore morale.
Arsyeja qëndron te përmbysja e madhe e humbjes 3-0 pësuar në vajtje, te skema e zgjuar përdorur nga Roberto Mancini dhe nga impenjimi i shkëlqyer i skuadrës, që u duk shumë e mobilizuar dhe e bashkuar.
Për këtë, presidenti Erik Thohir ka përgëzime për të gjithë.
“Ky është Interi im, kjo është skuadra tek e cila kam pasur gjithmonë besim: e aftë të luftojë, që ka treguar karakter të madh dhe krenari te fakti që vesh fanellën zikaltër. Bravo djema, kjo është rruga e duhur, të vazhdojmë kështu. Jam krenar për ju”.
Interi u mposht nga Juventusi pas penalltive me rezultat 5-4.