Drejtoria e të ardhurave Publike (DHP) ka filluar me aktivitete për thjeshtimin e procedurave për dorëzimin dhe pagesën e taksës personale në fitim, respektivisht dorëzimi i raportit vjetor të të hyrave në formë elektronike.
Aktivitetet do të kryhen në dy faza. Në fazën e parë do të përgatitet hartimi dhe thjeshtësimi i llogarisë elektronike të firmave që paguajnë të ardhurat dhe për të llogaritur tatimin personal të të ardhurave, dorëzimi i fletëpagesës elektronike nga DAP për personat fizik. Këto do të mund që të verifikohen nga qytetarët gjatë tërë vitit.
Në fazën e dytë përfshihet dhënia e paraqitjes tatimore vjetore të plotësuar nga DAP për të ardhurat.
Ky projekt i thjeshtimit të procedurave për paraqitjen e tatimit personal financohetnga IPA fondet e BE-së dhe ka vlerë prej mbi 90 mijë euro, kurse pjesa tjetër prej afër 600 mijë euro do të paguhet na buxheti i Maqedonisë./Telegrafi/