Telegrafi

“Thjeshtë duhej ta bëja”, David Beckham tregoi se si u detyrua të rruajë kokën në kushte shtëpie

David Beckham ashtu si të gjithë meshkujt në mbarë botën, është duke “luftuar” me mungesën e një berberi.

Kështu, ai vendosu që t’i shkurtojë vet flokët e tij në kushte shtëpie, shkruan DailyMail.

Ish-futbollisti, 44 vjeç, fillimisht e fshehu veprën e tij të re duke vendosur një kapele në kokë, ndërsa ishte duke darkuar me familjen e tij përpara se të shkonte në Instagram për të treguar pamjen e tij të re të premten.

David bëri shaka me fotografinë duke thënë se “duhej ta bënte” një gjë të tillë, teksa prezantoi pamjen e tij të re përmes një ‘selfie’ bardhë e zi.

Ai u shfaq i shtrirë në divan, teksa vazhdon të mbetet i izoluar për shkak të pandemisë coronavirus.

“Thjeshtë duhet ta bëja”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, familja Beckham sipas imazheve që publikuan në rrjetet sociale, treguan se po darkonin së bashku me rizotton e përgatitur nga djali i Davidit dhe Victoria-s, Romeo, 17 vjeçar.

David kishte vendosur një kapele në kokë gjatë arkës, duke mos zbuluar fillimisht rruajtjen që i kishte bërë kokës, teksa tek më vonë tregoi ndryshimin. /Telegrafi/