Site icon Telegrafi

Thjerrëza kontakti për kafshët

S & V Technologies e themeluar nga kimistja bavareze Christine Kreiner, ka prodhuar thjerrëza intraokulare të cilat janë të prodhuara ashtu që t’u përshtaten të gjitha kafshëve.

Klientët e lumtur të kësaj kompanie përfshijnë edhe një luan deti me shikim të mjegulluar në “Sea World” të San Diegos, një kangur dikur të verbër në një park australian dhe një luaneshë me shikim të pjesërishëm në një kopsht zoologjik në Rumani.

“Kataraktet, në përgjithësi, nënkuptojnë verbim te kafshët, për dallim nga njerëzit. Duke qenë se kafshët kanë jetë të shkurtë, kjo do të thotë humbje e kualitetit jetësor në një pjesë të madhe të jetëgjatësisë”, thotë shefi i departamentit të veterinarëve të kompanisë, Ingeborg Fromberg.

Exit mobile version