Site icon Telegrafi

Thithja e gishtit… A duhet të ndërhyjmë?

Duhet të dallojmë të thithurën ushqyese dhe ato që nuk ka për qëllim ushqimin. Më vonë në periudhën e daljes së dhëmbëve të parë fëmija ka një nevojë të fortë për të thithur dhe kafshuar, transmeton Telegrafi.

Gishti apo mashtruesja?

Këto vitet e fundit përdorimi i mashtrueses është në rritje, por përdorimi i saj mund të jetë më shumë i dëmshëm sesa ajo e gishtit. Në fakt, me mashtruesen fëmijës i duhet të thithë më me forcë, gjë e cila do ta lodhë dhe ndjenja e frikës së humbjes së mashtrueses në momentin që ajo i bie në tokë, bën që fëmija ta dëshirojë më shumë.

Mashtruesen e lavdërojnë vetëm nënat. Shpesh fëmija që thith gishtin nuk bën gjë tjetër përveç se përkëdhel gjuhën e tij. Ndjenja e vendosjes së gishtit në gojë sa herë që dëshiron, jep mundësinë që ta braktisë më lehtë këtë veprim.

Mashtrueset e cilësuara si ortodontike nuk janë aspak të tilla, sepse ato as nuk trajtojnë dhëmbët dhe as nuk i drejtojnë ata. Ajo nuk ka as vlerë fiziologjike dhe aq më pak ortodontike.

Kur thithja e nevojës bëhet ves, si duhet të ndërhyjmë?

Mosha e duhur që t’ia heqim këtë zakon fëmijës është dy deri në tre vjeç.
Fëmija në këtë moshë zhvillon fushat e tij të interesit dhe të eksplorimit. Ai ecën, shprehet, ka kontakte me fëmijë të tjerë dhe shkon ne kopsht. Gishti dhe mashtruesja i mbyllin rrugën e komunikimit fëmijës, i cili nuk mund të flasë me gojën plot.

Disa elemente kyç për heqjen e vesit

– Zgjedhja e një periudhe të favorshme, duke evituar ndryshimet në familje si ndërrimi i vendbanimit, udhëtimi apo lindja e një fëmije tjetër, gjendje te cilat mund të lindin pasiguri tek fëmija.
– Parashikimi i një periudhe përgatitjeje dhe informimi dhe jo ndalja e menjëhershme dhe e dhunshme, por duke ja shpjeguar çfarç fiton fëmija, nëse e heq gishtin apo mashtruesen.
– Prezantimi i lënies së vesit si një promovim dhe një arritje. Projektojeni fëmijën në të ardhmen.
– Zëvendësimi me një kënaqësi tjetër, si leximi i ndonjë historie apo të lutjes me të.
Duhet të jeni vigjilent sepse fëmija mund ta vazhdojë këtë zakon në momentin qe nuk e sheh njeri, sikur gjatë shikimit të televizorit.

Inkurajimi i kësaj arritjeje

Në fund duhet t’i lini kohë fëmijës tuaj për ta kaluar këtë etape, e cila duhet të ndahet në disa faza si lënia njëherë gjatë ditës më vonë edhe gjatë natës.

Një premtim i fëmijës ndaj stomatologut mund të jetë shumë efikas. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version