Telegrafi

Thirrjet grupore po vijnë edhe në FaceTime!

Që prej lansimit në 2010, aplikacioni FaceTime nga Apple ka mbështetur vetëm thirrjet në mes të dy pjesmarrësve.

Sipas një raporti të pakonfirmuar që vjen nga Izraeli, Apple mund të ndryshojë këtë fakt duke sjellur thirrjet me video për grupe në versionin e ri të sistemit operativ, iOS 11.

Versioni i ri i sistemit operativ mobil besohet se do të shfaqet në konferencës e Apple, WWDC, që do të mbahet në verë.

Më pas, iOS 11 do të kalojë nëpër disa faza të zhvillimit para lansimit publik, që do të mund të ndodhë në kohën e njejtë me lansimin e iPhone-ëve të rinjë.

Informata rreth thirrjeve grupore në FaceTime vjen nga disa njerëz të afërt me zhvillimin e iOS, që pjesërisht është duke ndodhur në Izrael.

Tipari i thirrjes në grupe do të mundësoj thirrje me deri gjashtë persona dhe do të inicohet përmes bisedave grupore në iMessage.