Site icon Telegrafi

Thirrje publike për punë për mjekët në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Me qëllim që të ofrohet një mundësi pune gjashtëmujore për mjekët me leje për punë në kujdesin shëndetësor primar, Ministria e Shëndetësisë fton të gjithë mjekët e interesuar që të aplikojnë dhe të dorëzojnë një letër interesi në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 20/19), mjekët e mjekësisë me leje pune duhet të kalojnë gjashtë muaj në kujdesin shëndetësor primar në Qendra Shëndetësore si një nga kusht për regjistrimin e specializimit.

Kjo kërkesë është e detyrueshme për të gjithë punonjësit e shëndetësisë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë – mjekët e mjekësisë që kanë fituar ose do të marrin licencë për punë pas datës 22 maj 2019 në pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor (Gazeta e Republikës së Maqedonisë “Nr. 101/19).

Mjekët e interesuar të mjekësisë duhet të kenë përfunduar punën provuese, të kenë kaluar provimin profesional dhe licencën e punës./Telegrafi/

Exit mobile version