Është publikuar thirrja e parë publike për projekte të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të së cilës ka një fond prej mbi 2 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu. Sipas tij, thirrja është e hapur deri më 28 korrik, kurse bashkëfinancimi me vlerë prej 15% nga mjetet e nevojshme për këtë thirrje do të sigurohen nga vetë Ministria.
Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të, komunat, qendrat dhe rajonet planore, universitetet, shkollat, shoqatat afariste dhe subjektet tjera jofitimprurëse të rajonit të Pollogut, Shkupit, rajonit planor verilindor./Telegrafi/