Telegrafi

Thirrje për nxënës: Akademia e Animacionit

Akademia e Animacionit është program i pari në Kosovë që do të shërbejë për aftësim e të rinjve në fushën e filmit të animuar edhe në qytetin e Prishtinës, në hapësirën e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Dardani.

Akademia e Animacionit ka për qëllim ofrimin e një programi të edukimit për ndërtimin e gjeneratës së re të animatorëve nga Kosova, duke i ekspozuar të rinjtë ndaj filmit të animuar si një formë e artit, në eksplorimin e kulturave të ndryshme, të shprehjes së mendimeve dhe ideve, dhe kombinimin e anës vizuale e kreative. Programi do të shërbejë si program ekstra kurrikular për nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Prishtinës.

Gjatë 14 javëve të këtij programi, nxënësit do të mësojnë për:

– Skenar (ndërtimi i tregimit);
– Regji dhe montazh;
– Dizajn i animacionit;
– Principet e animacionit;
– Bazat e softuerëve;
– Audio.

Mënyra e Aplikimit: Si mund të marr pjesë?

– Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë

– Tregoni një ngjarje me 5 ose më shumë vizatime, dhe pasi e fotografoni dërgojeni në info@anibar.com ose dërgoni vizatimet në Bibliotekën Hivzi Sulejmani në lagjen Dardania

– Plotësoni formën e aplikimit që mund ta gjeni në vegzën: goo.gl/RXP2ua

Ky program iu ofrohet nxënësve pa pagesë, dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës dhe Anibar.

*Ju DUHET të plotësoni formën deri më 30 prill, dhe do të njoftoheni për rezultatet kur të bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësve.

Për informata shtesë lidhur me punëtorinë, ju lutem na kontaktoni në info@anibar.com ose edhe në numrat e telefonit 038 749 235.

Më shumë për Anibar në www.anibar.com