Site icon Telegrafi

Thirrje për kursimtarët e ”Banka e Maqedonisë SHA Shkup” për t’i marrë vërtetimet e depozitave të tyre

Fondi për sigurimin e depozitave (FSD), u bën thirrje të gjithë kursyesve të mëhershëm të ”Banka e Maqedonisë SHA Shkup”, që t’ marrin vërtetimet për depozitat e tyre në bankë, në mënyrë që të sigurojnë të drejtën e kompenzimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më pastaj me këto vërtetime qytetarët duhet të drejtohen te FSD-ja për t’i marrë paratë e tyre sipas kompenzimit të llogaritur, në përputhme me kompenzimin maksimal në periudhën kur ndaj kësaj banke u nisën procedurat e likuidimit.

Për të marrë këtë vërtetim, kursyesit duhet të kenë me vete dokument identifikimi, librezë kursimi, xhirollogari, vendim trashëgimie ose dokument tjetër që dëshmon se posedon depozita në këtë bankë. Zyrat e bankës gjenden në bulevardin ”VMRO” 3/12-3, në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version