Site icon Telegrafi

Thirrje për kujdes maksimal ndaj pyjeve në Maqedoni në këto ditë të nxehta vere

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) bën thirrje për vigjilencë të madhe dhe gatishmëri të qytetarëve dhe subjekteve për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Si masa për të ulur rrezikun nga shpërthimi i zjarreve pyjore dhe zjarreve në përgjithsi në hapësira, DMSH-ja poprosit qytetarët që të mos ndizet zjarr në vende të hapura, të pasigurta, të mos digjet kashta dhe sipërfaqe tjera, të mos hidhen shishe të qelqit dhe ambalazhe tjera të qelqta, të mos ndizen mbeturinat dhe materialet tjera të djegshme.

Në raste të zjarreve, qytetarët të paraqiten te numri falas telefonik, 193./Telegrafi/

Exit mobile version