Site icon Telegrafi

Thirrje për artistë dhe inovatorë për “Street Party Prishtina”

Ftohën të gjithë studentët dhe artistët që të participojnë në thirrjen e Open Air Gallery, në kuadër të Street Partyt, qe t`i paraqiten punimet ose veprat e ndryshme artistike.

Artistët dhe veprat e përzgjedhura do te kënë hapësirë të veçantë në kandin artistik gjate eventit të Street Partyt, ku do të mund ekspozojnë dhe shesin veprat e tyre.

Aplikimet nga tani mund të dërgohen në emailin: donatrashica@outlook.com deri më 7 Shtator, ora 17:00.

Përzgjedhja bëhet me 08 Shtator, ora 20:00.

Gjithashtu ftohën të gjithë inovatorët e rinj, qe t`i paraqesin krijimtaritë e tyre kreative, në kuadër të Street Partyt.

Krijimtaritë e përzgjedhura do te kënë hapësirë të veçantë në kandin inovativ gjatë eventit të Street Partyt, që do të mbahet tek Kafet e Vogla me 09 Shtator e Diele.

Aplikimet nga tani mund të dërgohen në emailin: ardin@nextlevel-ks.com deri më 7 Shtator, ora 17:00. Përzgjedhja bëhet me 08 Shtator, ora 20:00.

Nën patronatin e Komunës së Prishtinës, me 9 shtator (e diele) duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 23:00, Next Level në bashkëpunim me kafet e vogla: Etno, Che Bar, Monroe, Large Bar, Trock, Lips dhe Annex, do të organizojnë “Street Party-n” e parë në Prishtinë, njofton GazetaBlic.

Në këtë “Steet Party” do të ketë muzikë, art e inovacion, derisa organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë mbajtjes së saj do të bllokohet për qarkullim të mjeteve rruga “Fehmi Agani”.

E ftuar speciale në këtë ngjarje do të jetë HITO nga Japonia derisa nga muzika do të marrin pjesë edhe DJ Dagz, DJ PM, DJ Geek, D Master, Bannzz, Gesundheit, Funk OFF si dhe MiM.

Exit mobile version