Fondi për risi dhe zhvillim teknologjik sot e ka publikuar thirrjen e katërt për parashtrim të propozim-projekteve për instrumentin për bashkëfinancim të granteve për shoqëri tregtare të sapothemeluara ‘start-up’ dhe ‘spin off’ dhe për bashkëfinancim të granteve dhe huave të kushtëzuara për komercializim të risive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Propozim projektet do të mund të parashtrohen në 90 ditët e ardhshme, respektivisht deri më 3 maj të vitit 2017. Për financim të projektit për shoqëritë tregtare të sapothemeluara ‘start up’ dhe ‘spin off’ janë siguruar gjithsej 450 mijë euro, të dedikuara për 15 ndërmarrje, ndërsa për grante të bashkëfinancuara dhe hua të kushtëzuara për komercializim të risive është siguruar vlerë e përgjithshme prej 1 milionë eurosh, të dedikuara për 10 ndërmarrje, njofton AIM.
Të interesuarit mund t’i parashtrojë propozim-projektet në formë elektronike përmes sistemi të Fondit në vegëzën http://mis.fitr.mk/user/login?return= përfundimisht me 3 majin deri në ora 00:00. /Telegrafi/