Site icon Telegrafi

Thirrja për ndihmë e gazetares Sasa Hoda, vuan nga sëmundja e rrallë që ka prekur vetëm 16 persona (Video)

Prezantuesja e njohur Saranda Hoda ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” në RTV Klan.

Ajo ka rrëfyer përball gazetares Rudina Magjistari të kaluarën e saj, dhe luftën e madhe që po kalon me sëmundjen e rrallë Hemangioma (Haemangiona diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna), një sëmundje të cilën vetëm 16 persona në botë e kanë.

Sasa ka treguar se kjo sëmundje ka të bëjë me moskontrollimin e gjakut në vena, dhe se është personi i parë nga të gjashtëmbëdhjetët, që ka rrezikuar të futet në operacion për kurimin e kësaj sëmundje.

Prezantuesja Saranda Hoda e ftuar në emisionin “Rudina” përball gazetares Rudina Magjistari.

Duke qenë se operacione të tilla vështirë se realizohen në rajon, asaj i është dashur të marrë rrugën drejt Beogradit për t’iu nënshtruar këtij operacioni i cili zgjati 10 orë.

Mjeku në Beograd më ka thënë se nëse s’do kishe ardhur në këtë gjendje ‘o jetë o vdekje’, as ne nuk do të kishim rrezikuar të të fusnim në një operacion të tillë. Unë nuk kisha asgjë me humb,” tregon ajo.

Mu shfaq krejt papritur me disa dhimbje të forta në bark…dhe nuk e mora seriozisht. Por, kur nuk kaloi dhe u përkeqësova atëherë urgjent kam shkuar në spitalin e Gjakovës. Kisha hemorragji të brendshme në pjesën e abdomenit dhe mjekët nuk e dinin cila venë ka shpërthyer…prej sasisë së madhe të gjakut nuk mundnin ta shikon as se cila venë ka shpërthyer,” tha Saranda.

Jam akoma me plagët e hapura, të cilat i pastroj çdo dy ditë (që nga Korriku kur u operua). Jam komplet e lidhur me fasha, të cilat më pengojnë të eci. Më duhet shumë forcë dhe imunitet për operacionin e radhës,” thotë Saranda, e cila kujton se nuk i disponon të hollat që të kryejë operacionin e radhës.

“Nuk dua që një sëmundje të më mposhtë mua dhe të më pengojë që t’i realizoj ëndrrat e mija,” thotë ajo.

Saranda ka bërë apel për ndihmë monetare që të kryejë edhe dy ndërhyrje të tjera që kushtojnë rreth 55 000 euro.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, të gjitha informacione dhe të dhënat bankare për të ndihmuar mund t’i gjejnë në faqen e facebookut Saranda Hoda Sasa /Telegrafi/

 
Exit mobile version