Site icon Telegrafi

Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator

Me afrimin e muajve të ftoftë, shumë qytetarë po presin për hapjen e thirrjes së subvencioneve për pompa termike nga Qeveria e Kosovës.

Në lidhje me këtë, Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Ekonomisë, derisa këta të fundit njoftuan se thirrja për subvencione do të hapet në muajin shtator.

“Thirrja do të hapet në shtator, po që nuk dihet data”, thanë shkurt nga Ministria e Ekonomisë.

Të pyetur se çfarë subvencione mund të ketë, nga Ministria thanë se nuk janë në dijeni sepse sipas tyre mund të ketë ndryshime thirrja.

Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka shpallur hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, specifikisht pompave termike, të cilat janë pajisje elektrike të ngrohjes dhe ftohjes.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar, subvencionimi ka mbuluar 30% të vlerës së investimit të një pompe termike standarde. /Telegrafi/

Exit mobile version