Telegrafi

Abdixhiku thërret më 19 nëntor Kuvendin Zgjedhor të LDK-së: Le të ringritemi si një

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zbuluar datën e mbajtjes së Kuvendit X-të Zgjedhor të partisë.

Sipas një postimi në Facebook të kryetarit Abdixhiku, ky kuvend do të mbahet të dielën e 19 nëntorit.

“Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me Nenin 17-të të Statusit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka bërë ditur po ashtu se në të njëjtën ditë do të prezantohet në detaje “Rruga e Re”.

“Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’. Le të ketë festë! Le të ringritemi si një”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ka disa muaj që Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar zgjedhjet e brendshme të partisë dhe ka zgjedhur kryetarët e degëve dhe nëndegëve në të gjitha komunat e Kosovës.