Telegrafi

“Thirrëm n’Telefon” thotë Brothers P (Video)

Rap-artisti Brothers P ka lansuar së fundmi projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “Thirrëm n’Telefon.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop, dhe është punuar nga M6 Studio, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Bajrush Isenaj.

“Thirrëm n’Telefon” është shoqëruar edhe me një klip, regjisor i të cilit është Alban Selimaj, ndërsa klipin në tërësi është realizuar nga FilmNation.

Brothers P është bërë i njohur tashmë për projektet e shpeshta që publikon, të cilat dalë nga dalë po arrijnë të marrin pëlqyshmërinë e madhe nga publiku. /Telegrafi/