Telegrafi

Thirrë-Kalimash, tuneli hapet vetëm për disa orë

Në Kukës qarkullojnë zëra se tuneli do të hapet për disa ditë para dhe pas Vitit të Ri, për të lehtësuar lëvizjen e emigranteve nga Shqipëria e Kosova, që kthehen për të festuar pranë familjeve.

Kjo hipotezë është përforcuar edhe nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Transporteve, i cili tha se, “Mund të hapet për Vitin e Ri, kur vijnë emigrantë, por vetëm në pranverë mund të flitet për përfundim të veprës”.

Ndërkohë, mësohet se hapja me e afërt e tunelit do të bëhet qysh këtë fundjavë, por vetëm për disa ore, për të lehtësuar lëvizjen e disa njerëzve për të kryer një ritual që në zhargon quhet qoke.

Bëhet fjalë për dhjetëra gazetarë e personalitete të fushave të ndryshme, të cilët do të mblidhen në Kukës në fund të kësaj jave për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e 50-vjetorit të hapjes së Radio Kukësit. /Telegrafi/tch/