Telegrafi

ThinkPad me bateri që mban 24 orë

Diagonalja e ekranit të këtij modeli është 12.5 inçë, ndërsa ka rezolucion 1366 x 768 pikselësh.

Përdoruesi vet mund të vendosë nëse dëshiron procesor Core i3, i5 ose i7. Edhe zgjedhja e diskut të fortë është lënë në vullnetin e shfrytëzuesit, mirëpo janë të rekomanduar në veçanti disqet SSD, ashtu që zgjedhja përfshin disqet SSD të Intel me kapacitet 80 dhe 160 GB.

ThinkPad X220 vjen me kamerë HD me rezolucion 720p, e pajisur me stereo mikrofona. ‘Trackpointi’ është pajisje standarde e secilit ThinkPad, ndërkaq është i plotësuar edhe me ‘clickpad’ që në fakt është një ‘touchpad’ pa buton.

Karakteristikë kryesore e këtij laptopi janë bateritë, nga të cilat ajo standarde siguron funksionim 15 orësh, ndërsa versioni i forcuar i baterisë duhet të mundësojë kohëzgjatje të punës prej 24 orësh.

Çmimi fillestar i laptopit Lenovo ThinkPad X220 për tregun amerikan është 899 dollarë. /Telegrafi/