Kompjuteri do të shitet në dy versione – atë me shtëpizën klasike desktop, dhe me shtëpizë SFF (small form factor). Në të dyja versionet do të jenë në dispozicion procesorët Sempron të AMD-së, Athlon II, Phenom II ose FX (Bulldozer për desktop). Përveç këtyre, kompjuterët do të mund të pajisjen me më së shumti 16 GB RAM, diskun me një terabajt, DVD lexuesin, dhe me grafikën “e vërtetë” në vend të asaj të integruar. Do ta kenë përkrahjen për punë me deri katër monitor.
Pritet që Lenovo këta kompjuter ti plasoj në tregun amerikan gjatë muajit nëntor. /Telegrafi/