Të punësuarit në Think-Tank organizatat nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, deri më 13 shkurt kanë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në programin për vitin 2017 për luftë kundër korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo do të mundësohet nga Shoqata për politikë të jashtme nga Gjermania. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada gjermane, e cila njofton se tema e programit është luftë kundër korrupsionit dhe praktikave joformale në vendet kandidate për anëtarësim në BE.
Programi ”Think Tank Providing Research and Advice through Interaction and Networking” (TRAIN) instituteve të pavarura për hulumtime politike të rajonit u ofron mundësi të trajnimit dhe lidhjes me qëllim të forcimit të dialogut ndërmjet Think-Tank organizatave dhe aktorëve politik.
TRAIN është aktive në vendet e Ballkanit perëndimor që në vitin 2010./Telegrafi/