Telegrafi

Thinjat do t’i takojnë të kaluarës

Ekipi i shkencëtarëve britanikë nga Shkolla për Shkenca të Jetës e Universitetit të Bredfordit pohon se mbledhja e hidrogjen-peroksidit mund të shërohet me pseudokatalazë të modifikuar.

Shkencëtarët pohojnë që kjo procedurë mund të përdoret edhe për shërimin e vitiligos, sëmundjes së lëkurës, e cila karakterizohet me humbje të pigmenteve.

"Kjo është hera e parë që kemi një procedurë kundër flokëve të thinjur, e cila hyn në vetë thelbin e problemit", ka thënë profesoresha Karin Schallreuter. /Telegrafi/