Telegrafi

Thimonier do të paraqesë propozimin francez, Qeveria do të definojë pozicionin e saj

Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane do të zhvillojë sot seancë me temën e qasjes së re të paralajmëruar për zgjerimin e Bashkimit Evropian – idetë dhe sfidat.

Në seancë Ambasadori francez Christian Thimonier pritet të flasë para deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit.

Anëtarët e Këshillit për eurointegrime përveç deputetëve janë edhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, përfaqësues të kabinetit të presidentit të shtetit dhe kryeministrit, ASHAM-it, BNJVL-së dhe ShGM-së.

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistë për “Telma” paralajmëroi se sot Qeveria do të definojë pozicionin për propozimin francez./Telegrafi/