Ambasadori francez në Maqedoni, Christian Thimonier sot në Manastir deklaroi se pret sa më shpejt të zgjidhet situata në të cilën ndodhet Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Situata politike në Maqedoni momentalisht u ngjan një pllake të gravuar dhe nuk dëshiroj që të shtoj edhe një pllakë të gravuar në atë që tashmë është. Dëshiroj që të dilet sa më shpejt nga kjo gjendje, sepse qytetari i Maqedonisë dëshiron të shohë dalje nga kjo situatë sepse bota nuk pret’, theksoi Thimonier. /Telegrafi/