Site icon Telegrafi

Thimonier: Sundimi i së drejtës si bazë për fillimin e bisedimeve

“Maqedonia e Veriut kishte përparim të madh posaçërisht nga viti 2016 dhe këtej. Megjithatë, gjithmonë nga ana jonë është thënë qartë se përparimi i vërtetë mund të shihet në kriteret e sundimit të së drejtës dhe se kjo paraqet bazë për nisjen e bisedimeve”, thotë në intervistë për AIM, ambasadori i Francës në vend Christian Thimonier.

Ai në intervistë flet edhe për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor që u publikua dje nga Franca, pas samitit jofromal të Ballkanit Perëndimor në Berlin, që e organizoi presidenti Emmanuel Macron dhe kacelarja gjermane Angela Merkel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thimonier thotë se Strategjia vërteton përkushtimin e Francës në nivel më të lartë për mbështetjen e rrugës evropiane të vendeve veriperëndimore.

Për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale thotë se kanë qenë demokratike ndërsa në rrethin e dytë ju bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë./Telegrafi/

Exit mobile version