Site icon Telegrafi

Thimonier: Standardet e vendit duhet të përkojnë me ato evropiane

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier sot në Tetovë komentoi fillimin ose jo të negociatave të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian.

Thimonie në një intervistë për Alsat tha se Parisi vlerëson Marrëveshjen e Prespës dhe reformat në vijim e sipër të vendit. Lidhur me porosinë e kreut të Këshillit të Evropës, Donald Tusk se vendet anëtare duhet të vendosin në favor të Shkupit, Thimonier tha se mbi të gjitha vendet anëtare duhet të sigurohen që standardet e këtij shteti të përkojnë me standardet evropiane.

““Jemi në reflektim e sipër. Këto reflektime kanë qenë të ndihmuara edhe nga vizita e bërë rishtazi e ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov në Paris. Autoritetet franceze kanë vlerësime të larta lidhur edhe me Marrëveshjen e Prespës. Njëkohësisht kanë ndarë edhe vlerësimin e tyre në lidhje me reformat që janë në vijim e sipër, dhe ata kanë insistuar gjithnjë dhe kanë këmbëngulur në drejtim të shtetit të së drejtës”.

“Njëkohësisht është ritheksuar edhe qëndrimi i kryetarit të Francës, zotit Macron, në lidhje me angazhimin e Francës në drejtim të Ballkanit perëndimor. Cilido që do jetë vendimi që do merret me vendet tjera anëtare, duhet të jetë në drejtim të asaj që këtu të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti dhe njëkohësisht prosperimi dhe zhvillimi”, tha Thimonier.

Exit mobile version