Presim dritë të gjelbër nga presidenti Emanuel Macron, deklaroi ambasadori francez në vendin tonë, Christian Thimonier në lidhje me qëndrimin e Republikës së Francës rreth miratimit të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Duke komentuar vendimin e Bundestagut gjerman, Thimonier theksoi se çdo vend ka sistemin ne sja të vendimmarrjes.
“Çdokush me sistemin e saj. Ne presim dritë të gjelbër nga presidenti ynë i Republikës. Siç edhe çdoher, ne me partnerët tanë gjerman shkëmbejmë shumë gjëra për këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjithë përpjekjeve që ajo ka bërë në planin rajonal. Ne, francezët dhe gjermanët shumë mirë e dim se duhet ende shumë të bëhet, shumë punë për reformat që janë në letër të bëhen realitet. Do të bëjmë një koktej të mirë në mes realitetit dhe asaj që do të thotë pranim i mirë. Realitet e cila duhet të përmirësohet dhe plotësohet dhe sigurisht atë që presim ne, ndërsa ajo është pranim i mirë nga ana jonë”, deklaroi Thimonier nga Manastiri./Telegrafi/