Site icon Telegrafi

Thimonier: Politikanët të mos shohin datën si festë, por si reforma të thella që duhet zbatuar

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Christina Thimonier theksoi se BE po hap një kapitull të ri në mënyrë që raporti me hapjen e negociatave me vendet kandidate, të ketë rregulla më strikte dhe të jetë më funksional.

Ai tha se Franca insiston që BE të përforcojë kapacitetin vendimmarrës dhe të mos ketë zhgënjime dhe stagnime, siç ka ndodhur me vendet tjera

“Në këtë moment është parashtruar çështja shumë e fuqishme e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në një moment kur kryetari francez parashtroi pyetjen e ardhmërisë në BE-së. Çështja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është çështje subsidiare, pra thjesht a do të vazhdojmë ta bëjmë atë që e kemi bërë deri më tani me vështirësitë e funksionimit që i kemi, pra me shembujt e vështirësive që i kemi me shtetet e caktuar”,- tha Thimonier.

Metodologjia e re do të jetë më efikase dhe më praktike sesa forma e hapjes së negociatave kapitull pas kapitulli, thotë ambasadori.

“Parashtrohet pyetja: A ishte metoda e mirë? Pyetja ishte tejet e dukshme. Kemi rastin me Serbisë dhe Malin e Zi, të cilat kanë linçuar negociatat kapitull pas kapitulli, si mënyrë jo e suksesshme për të arritur deri në një fund. Andaj kjo nënkupton: A do të arrijmë deri tek momenti i hapjes së negociatave me të gjithë? Ideja ishte që të vazhdohet jo me gënjeshtra edhe jo të gënjehemi ne vetë dhe mos t’i gënjejmë shtetet kandidate me këto tema. Andaj na mbetet shumë punë”, shtoi ai.

Thimonier shton gjithashtu se gjërat tërësisht varen prej shtetit dhe shoqërisë sonë për t’i shtyrë politikanët të mos shohin datën si festë, por si reforma të thella që duhet zbatuar./Telegrafi/

Exit mobile version