Me rëndësi thelbësore është të konfirmohet qartë përgjegjësia për dhunën e papranueshme që u bë në Parlament dhe të veprohet në pajtim me sundimin e së drejtës, respektimin e së drejtës të mbrojtjes, imunitetit dhe presumcionit të pafajësisë, pa çka asnjë demokraci nuk mund të funksionojë, thotë ambasadori i Francës, Christian Timonie, në një deklaratë për AIM.
“Si dëshmitar i ngjarjeve të 27 prillit, konsideroj se është me rëndësi thelbësore të konfirmohet qartë përgjegjësia për dhunën e papranueshme që u bë në Parlament, ndërkaq e cila mund të shkaktonte viktima në njerëz në mesin e të zgjedhurve. Gjithashtu, me rëndësi është të veprohet në pajtim me sundimin e së drejtës, respektimin e të drejtës së mbrojtjes, imunitetit dhe prezumimit të pafajësisë, pa çka asnjë demokraci nuk mund të funksionojë. Kjo është në frymën e ndryshimeve që i paralajmëroi Qeveria e re dhe ne jemi të bindur se ajo do të dijë të nxjerrë mësime nga leksionet e mësuara nga e kaluara dhe nga sjellja që e frenonte Maqedoninë në rrugën drejt integrimit evropian”, thotë ambasadori Timonie lidhur me arrestimin e deputetëve për ngjarjet në Kuvend të 27 prillit.
Ambasadori francez konsideron se do të duhet të veçohen në mënyrë adekuate dhe saktë të kualifikohen nivelet e ndryshme e përgjegjësisë personale.
Ai e përshëndet dialogun e inicuar nga presidenti i vendit Ivanov mes pushtetit dhe opozitës dhe thekson se pret që Parlamenti të luajë rol kyç për eurointegrimin e vendit.