Telegrafi

Thimonier për rastin ‘Haraçi’: Ky rast meriton përgjigje të menjëhershme

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Christian Thimonier për TV24 deklaroi se “Rasti ‘Haraçi’ meriton reagim të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse dhe jam i bindur se do të shohim përparim”.

“Franca është përkrahësi më i madh i Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe mendoj se populli ka dëshirë për ndryshime të mëdha në shoqëri, por më së shumti në gjyqësi dhe administratën publike”, tha Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ndodhitë në Maqedoninë e Veriut, ambasadori francez tha se ilaç ka për secilën sëmundje.

Ndryshe, edhe kryeministri Zoran Zaev u prononcua për këtë rast. Ai në ‘Facebook’ shkroi se hetimi duhet të mbulojë të gjithë detajet dhe secilit duhet të përgjigjet për veprat e tij për shkak se qytetarët meritojnë drejtësi./Telegrafi/