Site icon Telegrafi

Thimonier: Pas Ligjit të gjuhëve, shteti duhet të kthehet kah reformat

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, sot deklaroi se Maqedonia pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duhet të kthehet kah reformat.

Sipas tij, derisa ligji është në fazën pran miratimit, duhet respektuar konsensusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky ligj ende nuk është miratuar por para fuqizimit dhe zbatimit tij duhet të respektohet shpirti i konsensusit. Ky ligj është propozuar dhe sjell me qëllim që të përmirësojë marrëdhëniet në Maqedoni dhe mendoj se duhet të shikohen nga ky këndvështrim. Mendoj se pas ligjit vëmendje duhet t’i kushtohet, reformave, reformave dhe vetëm reformave”, tha Thimonier./Telegrafi/

Exit mobile version