Të rinjtë janë shpresa e rajonit, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse pa Evropën Juglindore nuk mund të kemi Evropë të vërtet, thekson sot ambasadori i Francës në Maqedoni Christian Thimonier në forumin për rinin e Ballkanit me temën “Pjesëmarrje aktive e rinisë: nxitje të zgjidhjeve nëpërmjet kreativiteteve dhe risive” nën organizimin e asociacionit Evropian për demokraci lokale-ALDA Shkup, kushtuar shpërnguljes së rinisë nga vendet e rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, konferenca është vazhdimësi e samitit nga Parisi 2016, sipas modelit frncezo-gjerman kur ishte formuar zyra rajonale për bashkëpunim të rinisë RIKO.
Për forumin, e cila zhvillohet në kuadër të projektit “Platforma rajonale Ballkanike për pjesëmarrjen e rinisë më dialog”, Stanka Parac-Damjanoviç, tha se qëllimi është që të mbledhë të rinjtë nga rajoni dhe nga të gjithë grupet etnike, me vullnet për afrimin e proceseve reformuese në të cilat ato mund t’i sjellin. /Telegrafi/