Ambasadori i Francës në Maqedoni Christian Thimonier, në një intervistë për Makfaks, ka thënë se nuk ka qenë e preferueshme që Ligjit për përdorimin e gjuhëve t’i vendoset flamuri evropian dhe t’i jepet prioritet ndaj ligjeve tjerë.
“Komesari Hahn, i cili ia dëshiron vetëm të mirën Maqedonisë i dha paralajmërimet e veta, që nuk ishte e dëshirueshme t’i vendoset flamuri evropian një ligji që teknikisht krijon kushte specifike për debat dhe ndoshta nuk ishte ligj prioritar dhe aspak nuk ishte prioritet në sytë e BE-së që t’i jepet qasje e veçantë në agjendën e zbatimit të reformave”, tha mes tjerash Thimonier, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa sa i përket 35 mijë amendamenteve të OBRM-PDUKM-së për këtë ligj, ai tha se procedura e tyre nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai shtoi se është më e rëndësishme që Maqedonia ta bind Brukselin se demokracia në vend është funksionale./Telegrafi/