Site icon Telegrafi

Thimonier: Nevojiten reforma thelbësore dhe cilësore, jo kuantitative

Ambasadori francez në Maqedoni Christian Thimonier sot tha se nevojiten reforma thelbësore dhe cilësore, jo sasiore dhe profesionalizimi i administratës, në të kundërtën e gjendjes së vazhdueshme të partizimit të saj.

Ai shtoi se reforma e administratës publike është pjesë shumë e rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

“Edhe për kundër vlerësimi të mirë të vendit në raportin e KE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë në mënyrë aktive në reforma thelbësore dhe të ballafaqohet me korrupsionin që është veçanërisht e dukshme në administratë”, tha Thimonier.

Në periudhën e fundit, Thimonier ka dërguar shumë mesazhe mbi atë se çfarë duhet të bëjë vendi për të marrë më në fund një datë për negociata në tetor./Telegrafi/

Exit mobile version