Telegrafi

Thimonier: Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet dhe jo të ngelë në letër

Ambasadori francez, Christian Thimonier, sot nga Manastiri tha se marrëveshja e Prespës duhet të ringjallet dhe të zbatohet, që do të thotë të mos mbetet vetëm në letër.

Ai bëri thirrje për të punuar për pajtim, sidomos duke nxjerrë mësime nga e kaluara dhe duke ndërtuar një të ardhme të përbashkët.

“Marrëveshja e Prespës hap një perspektivë të re, duke treguar se sa mundë të jetë e begatë puna diplomatike për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila është disa hapa përpara në pajtimin. Por gjithçka që është në letër nuk vlen asgjë nëse njerëzit nuk punojnë”, tha Thimonier.

Ai shtoi se marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet për të mirën e popullit./Telegrafi/