Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, vlerëson se sipas përvojës së tij si vëzhgues rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni ka kaluar në mënyrë të qetë dhe sipas tij, Maqedonia tregoi se është shtet stabil dhe me përgjegjësi.
“Mbrëmë isha vëzhgues dhe gjatë ditës shumë shpesh u lodha. Isha i lumtur që u bezdisa, por akoma ka hapësirë për përmirësime të caktuara. Pasi edhe vendet më të vjetëra anëtarë në Evropë, disa herë ballafaqohen me vështirësi”, tha Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se me zgjedhjet e djeshme Maqedonia tregoi se përveç që është shtet stabil është edhe shtet demokratik dhe me përgjegjësi.
Thimonier sot ka mbajtur ligjëratë në Fakultetin për Siguri në Shkup, në kuadër të forumit diplomatik me temë: “Politika e jashtme franceze, BE dhe Ballkani”./Telegrafi/