Telegrafi

Thimonier: Macron do të vendos për Maqedoninë

Christian Thimonier, ambasadori i Francës në Shkup, për “MKD” deklaroi se kryetari Emanuel Macron do të jap qëndrimin konkret për atë se a e meriton Maqedonia të marr datën për fillimin e bisedimeve nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ambasada franceze në Shkup përgjigjen se bisedimet janë në rrjedh e sipër.

“Bisedimet janë në vazhdim në Bruksel, ndërsa qëndrimin përfundimtar të Francës do ta jap kryetari i Francës Emanuel Macron gjatë kohës së Këshillit të BE-së më 19 qershor”, deklarojë ambasadori i Francës, Christian Thimonier.

Sipas informacioneve të publikuar nga AIM, në rrjedh për për ta bindur Francën, vendet an[tare kanë pranuar që të miratohet vendim me kusht për bisedimet pa ndonjë datë të caktuar se kur do mund të fillojnë, por edhe kjo nuk e ka bindur Francën./Telegrafi/