Telegrafi

Thimonier: Ka hapësirë për përmirësimin e Ligjit të gjuhëve

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, mendon se ka hapësirë për përmirësimit e tekstit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi siç thotë, bëhet fjalë për tekst të komplikuar.

Megjithatë, ai nuk beson se ligji mund të jetë arsye për tensione ndëretnike në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka hapësirë për përmirësimin e përmbajtjes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe nuk jam i vetmi që mendon se bëhet fjalë për tekst të komplikuar, i cili nuk është lehtë të kuptohet”, tha Thimonier për REL.

Ambasadori francez nuk beson se zbatimi i ligjit do të ishte arsye për përplasje ndëretnike, pasi siç thotë, vullneti tek qytetarët është që të jetojnë së bashku dhe të ecin drejt BE-së./Telegrafi/