Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua sot me ambasadorin francez në Shkup, Christian Thimonier, pas së cilës ai ktheu optimizmin se Maqedonia do të marrë datë për negociatat me BE-në më shpejt se sa pritej.
“Ne do t’i bindim edhe francezët. Gjërat po duken mirë tani. Le të vazhdojmë të punojmë që e ardhmja të duket e mirë”, tha Osmani pas takimit me Thimonier.
Dje takim me Thimonier realizoi edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Sinjalet e fundit kanë qenë gjithashtu pozitive nga Presidenti Francez Emmanuel Macron se ai mund të japë “dritë të gjelbër” në samitin e majit në Zagreb./Telegrafi/