Bashkimi Evropian po përballet me kufizime të caktuara organizative çka duhet të tejkalohen, që pastaj Maqedonia të integrohet në BE. Kur mbretëria e zgjerohet, atëherë e humbë në efikasitet, zgjerimi i Bashkimit Evropian është sfidë e përbashkët që duhet ta kalojmë bashkë, tha ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ambasadorit francez, formula kryesore për integrimin të suksesshëm është futja optimizmit dhe durimi në të gjithë procesin. Me fjalë tjera, Thimonier tha se BE për momentin nuk është e gatshme të pranojë anëtarë të reja sepse ende po rehabilitohet nga problemet financiare që kishte.
Mes tjerash ambasadori francez theksoi se duhet të dilet nga alternativat se duhet të ketë integrim ose luftë në ish-vendet e Jugosllavisë. Sipas tij, një konstatim i tillë nuk i ndihmon askujt, veçanërisht kompanive investuese. /Telegrafi/