Site icon Telegrafi

Thimonier: Franca do t’i ndihmojë Maqedonisë që të arrihen standardet e BE-së

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier ka folur për rrugëtimin e vendit për në BE, duke i premtuar ndihmë nga Agjensioni francez për zhvillim dhe arritje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëpërmjet planit të ri për Ballkanin Perendimor që në qershor e publikoi presidenti Emmanuel Macron, do të konkretizohet angazhimi jonë që në mënyrë më të shpejtë dhe efikase për të arritur standardet evropiane për të cilat përgatiten vendet e këtij rajoni. Për këtë, marrëveshja e Prespës hapi rrugë dhe perspektiva të ndryshme” tha Thiminier në festën shtetërore të francës që u mbajt në muzeun e trashigimisë moderne.

Projekti që do ta mbështesim është shpresë për rajonin dhe më gjërë dhe për këtë nuk duhet të ikim nga ky rrugëtim, tha Thimonier. /Telegrafi/

Exit mobile version