Procedura për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Francës është në rrjedh dhe për kohë sa më të shkurtër do të mbarojë, deklaroi sot ambasadori i Francës, Christian Thimonier.
“Ajo procedurë është në rrjedh. Kuvendi i Francës siç e dini është e përbërë nga dy elemente të veçantë. Kuvendi dhe Senati. Ne vlerësojmë se procedura duhet të kishe mbaruar sepse nuk ekziston asnjë pengesë që ajo të mos bëhet në kohë sa më të shpejtë”, tha Thimonier.
Ai shtoi se Franca po gjendet në një periudhë të reformave.
Në pyetjen se a do të mbështes Franca hapjen e bisedimeve me BE-në, ambasadori tha se nuk mund të paragjykojë, por se raporti do të debatohet me simpati.
“Siç e dini, kishte zgjedhje, do të thotë që vendi po ndodhet në një debat të madh, po debatohen shumë tema në mes shumë partnerëve dhe unë nuk do të kisha dashur që të paragjykojë në lidhje me përgjigjen e kësaj pyetje”, tha Thimonier./Telegrafi/